
Deputetët e PD janë ulur këmbëkryq në shkallët e Parlamentit pasi nuk janë lejuar të hyjnë në seancën plenare.
Deputetët e PD vijojnë të jenë të përjashtuar dhe punonjësit e gardës nuk i kanë lejuar të hyjnë në Kuvend. Para parlamentit është vendosur dhe një gardh metalik.