Gaz Bardhi, Ramës: Në Shkodër votat i more nga aleati yt non-grata

Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se votat në Shkodër kreut të PS-së ia dhanë non-gratat, duke ironizuar ish-deputetin Tom Doshi.

“Bëre mirë që po ikën. Fole këtu për 35 minuta. Shpjegove rezultatin historik të PS, siç e quajte, rezultatin e opozitës. Por nuk shpjegove dot rezultatin e aleatit tënd, non-grata, Tom Doshi. Se në fakt konkluzioni domethënës i zgjedhjeve të 14 majit është rezultati i aleatit politik të Ramës, në të gjithë Shqipërinë, aleati non-grata i Ramës, Tom Doshi. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës. Një këmbë të pushtetit në Durrës ia garantoi Vangjush Dako, një këmbë në Shkodër ia garantoi Tom Doshi, non-grata, për të cilin ai nuk flet. Dhe në vend që të japë llogari për masakrën elektorale, merret me opozitën. Në fakt do të duhet të jepte shpjegime se pse në 10 vite nuk ka sjellë në Kuvend asnjë projektligj për rritje pagash edhe pse çmimet janë dyfishuar. Foli për jomoral, por s’ka asgjë pa moral që të rrisësh rrogat e ministrave dhe deputetëve. E pamoralshme është që të vjedhësh tendera apo të drekosh dhe darkosh me kriminelë. Po të marrim me kë rri ti, i bie të jesh pjesë e llumit. S’ka asnjë dyshim që vota e grupit parlamentar të PD-së do të jetë pro sepse jetesa është vështirësuar për çdo punonjës të administratës publike, por ky vendim sot është jo vetëm i vonuar por dhe i pastudiuar”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?