Gazeta franceze: Ky është revolucioni që bëri De Biasi

E përditshmja sportive e referencës në Francë, L’equipe i ka kushtuar një ditë para ndeshjes Francë Shqipëri, njeriut që solli kuqezijtë deri në europian. Gazetari francezYohann Hautbois ka bërë një trajektore të 5 viteve të teknikut italian në krye të kombëtares sonë. Lapsi.al e ka lexuar dhe po sjell një përmbledhje të këtij shkrimi.

Ai fillon me faktin se një ditë pas ndeshjes me Francën, De Biazi do të festojë 60 vjetorin e tij. « Kuptohet dhurata që do njeriu që mbushi 60 vjet, 50 e 120 muaj i pëlqen atij të thotë » shkruan L’equipe vazhdon » « Blutë ai i ka mundur njëherë në qershor të 2015, pastaj u ka marrë një barazim në Renne në 2014 , por këtë herë kushtet nuk janë të njëjta për njeriun që bëri revolucionin e kombëtres shqiptare ».

Gazeta tregon kyçin e suksesit të italianit. Sipas saj magjia e De Biazit qe se ai diti të bindë futbollistët e diasporës shqiptare të vinin të luanin për kombin e tyre. Ai bëri mbi 70 udhëtime në Europë, i gjurmoi në internet dhe pastaj filloi punën bindëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I lindur në Lozanë Migjen Basha, ish mesfushori i Torinos, qe i pari që e hodhi hapin. Mbërritja ime qe e vështirë. Në fillim Lorik Cana më kish folur për këtë gjë por unë nuk mund të luaja se prindit e mij nuk kishin pashaportë shqiptare” thotë ai (Përgatiti Lapsi.al). Të njëjtën gjë tregon edhe Mërgim Mavraj i cili luajti disa ndeshje me shpresat. Ai thotë: “Federata nuk qe e organizuar. Askush nuk e çante kokën për ne” dhe si përfundim ai bëri disa ndeshje me te rinjtë e Gjermanisë deri san ë Tiranë mbëriti De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Misteri bëri gjithçka, ai i zgjoi të gjithë”, thotë Basha.

“Në fillim federata më thoshte se ishte e pamundur të mernim Migjenin. Unë i bëra vetëm një kërkesë: më jepni mua të drejtën për gjithçka- i thashë. Dhe pajtova një avokat Italian. Ai i rregulloi dokumentat. Më e rëndësishmja qe të tregoja se ishte e mundur” tregon De Biasi për L’equipe.

Dhe pas kësaj vërshuan, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Mërgim Mavraj, dhe shumë të tjerë.

Kjo është merita e De Biasit, tregon gazeta e cila thotë se ky revolucion e çoi Shqipërinë në Euro, dhe e bëri italianin një trajner shumë të kërkuar sot në treg. Shkrimi mbyllet me frazën: “60 vjeç ai ka ende mundësi të nisë diçka të re”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?