Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetari Artan Hoxha: Mos i banalizoni vrasjet në Bllok me “ngacmim Elvana Gjatës”!

Intervista E enjte, 9 Shtator 2021 17:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Disa orë pas ngjarjes së vrasjes së  ndodhur mbrëmë në ish-Bllok, gazetari  Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë ku u vra Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se  grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.
Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t’i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Për ngjarjen dimë që një Komando ka vrarë truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?

Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ngjarje. Kjo vrasje ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme.

Personat janë larguar menjëherë pas ngjarjes?
Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje.

Emri i Elvana Gjatës është përmendur, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë?


Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë deklarime. Ajo është parë në ambientet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua ku dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konflikti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde. Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë në lokal VIP-a dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.

Po për pronarin e lokalit çfarë mund  të na thoni?

Lokali ishte nga ata që synonte klientelë VIP, si bari dhe restoranti, donte klientelë luksi. Aty ka shishe vere nga 300 euro në 3 apo 4 mijë euro. Pronari i lokalit ka synuar këtë klientelë. Besoj që ka qenë në rregull me ligjin e taksat. Ai është i shoqëruar se çfarë di për ngjarjen. Kjo është pjesë e hetimit të policisë. Edhe në këtë ngjarje ka pasur persona VIP dhe jo të tjerë

Si nisi i gjithë konflikti, ju thatë që Martinaj ishte në banak?


Informacioni që unë kam është një pjesë e këqyrjes së kamerave të policisë. Një pjesë e dëshmitarëve janë të traumatizuar nga ajo që ndodhi. Një nga personat është goditur në nofull dhe nuk flet dot, Martinaj është goditur në qafë dhe ai e ka të pamundur të flasë. Është shumë e rëndësishme të zbardhet motivi, në bazë të dinamikës dhe personave të përfshirë. Nuk besoj se motivi është banal. Këto motive banale shërbejnë si shkak për të zbuluar motive të tjera.

Si shpjegohet përfshirja e komandove në ngjarje kriminale?

Rrogat që marrin komandot nuk janë të mjaftueshme. Shteti duhet ti shikojë si armë, do i mbajë shteti, ligji apo do ua lerë grupeve kriminale. Në disa ngjarje të fundit, në Elbasan, Shkodër, por edhe grabitjes në Rinas ishin komando. Kjo vijnën pasi ata janë të trajtuar e kanë institikt. Grabitja në Kashar bëhej për tre minuta. Ngjarja e djeshme nëse do të ishin njerëz të tjerë do të kishte viktima të tjera. Arma Glock 9-19 që është përdorur, kjo lloj arme, pajimet e tij ndodhen në repart. Por do të verifikohet nga ekspertiza balistike dhe hetimi, nëse është pjesë e armatimit të FA që e përdor edhe policia, sidomos për njësinë elitë. Ne e dimë se cfarë i bënë kryeministrit serb, e vranë ‘Beretat e Kuqe’, njësia eletitë e forcave serbe.

Është ngjarja e djeshme prishje balancash?

Kemi tre muaj që denoncojmë ngjarje të rënda, nga Elbasani në Shkodër, Vlorë, Nikël, Lushnje. Nëse humbëm një javë duke u marrë me ‘Xhisielën’ lamë botën reale të asaj që ndodh në Shqipëri. Askush nuk e di kush janë autorët e 6 vrasjeve në Shkodër, apo ku janë dy të zhdukurit. Kush e vrau Arjan Ferracaku? Nuk kemi një përgjigje. Kjo ngjarje është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas dhe të ndërhyrjes që do të bëhet, politike e kam fjalën. Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është  prishur.

Do kemi vrasje të tjera…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 16 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.