Gazetari Sokol Bregu te Top Story në TCH shprehet se 90% e lokaleve janë në pronësi të kriminelëve

Gazetari Sokol Bregu te Top Story në TCH shprehet se 90% e lokaleve janë në pronësi të kriminelëve, ndërsa theksoi se sistemi i burgjeve ka dështuar.

Aq të rrezikshme janë kthyer këto ambiente për qytetarët, sipas gazetarit, saqë ambasada amerikane u jep një listë të zezë të lokale që nuk duhet të vizitojnë kur vijnë në Tiranë shtetasve të tyre.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Tiranë janë në pronësi të trafikantëve, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkojnë në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh se kanë pronarët e tyre me probleme, dhe vetëm kur të kërcasë arma.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?