Gazifikimi i Korçës, ministrja Balluku: Synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të shtunë morën pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit për qytetin e Korçës. Sipas ministres Balluku ky është një investim strategjik synon ndërtimin e një rrjeti modern për shpërndarjen e gazit.

Balluku tregoi pse Korça u zgjodh si vendnisja e projektit. Sipas saj arsyet kryesore janë niveli i lartë i disiplinës së konsumatorëve, rëndësia e qytetit si një qendër turistike dhe zhvillimi i bujqësisë në rajon.

“Korça është një konsumator model që ka treguar sukses në çdo projekt pilot, ka paguar faturat rregullisht dhe është treguar bashkëpunues. Po ashtu, është ndër zonat me bujqësinë më të zhvilluar dhe me vëllim të lartë prodhimi”,-u shpreh ajo.

Po ashtu Balluku foli edhe përfitimet që ky projekt do të sjellë për qytetarët dhe ekonominë lokale nga përdorimi i energjisë më të pastër dhe efikase, mbrojtja e mjedisit, ulje e konsiderueshme e kostove për familjarët dhe bizneset dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe urban.

SHKARKO APP