Gazment Bardhi: “McGonigal”, ndër dosjet më të pista të FBI

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në fjalën e tij në Parlament se sot Rama u soll si i pandehur duke mos thënë asgjë për akuzat që e lidhin atë me ish-agjentin e FBI-së.

Sipas Bardhit, Rama sot duhet të ishte një deputet i thjeshtë dhe jo kryeministër dhe të mos fshihet pas imunitetit diplomatik.

Siç e patë, erdhi foli 45 min nuk tha asgjë dhe iku. Cilido që priste përgjigje nga Rama, mori thjesht një lumë metaforash, sharjesh ndaj opozitës dhe asnjë sqarim mbi këtë vendim të drejtësisë amerikane. Kur ngre akuza për kundërshtarët politik flet si prokuror, ndërsa kur ka akuza nga drejtësia amerikane thotë prisni drejtësinë amerikane. Ai duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër. Ai fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës Pranoi takimet, por nuk na tha ca ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI me Edi Ramën. Pse nuk kishte kaq dashuri me kryeministrin e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës. Çfarë i lidhte në këtë marrëdhënie speciale zyrtarin e FBI me kryeministrin shqiptar?! Dy persona e kanë korruptuar agjentin e FBI, Deripaska dhe Edi Rama. Të dy me një qëllim të përdorin fuqinë e FBI kundër kundërshtareve politikë. Ai sot u soll si i pandehur, zgjodhi të mos fliste për akuzat” , tha Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?