FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazment Bardhi: Sa më shumë qytetarë i bashkohen protestës, aq më shumë humbet durimin Edi Rama

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, përmes një publikimi në mediat sociale, duke u solidarizuar me protestën e ditën e 14-të saj, në publikimin e tij është shprehur:
Sa më shumë qytetarë i bashkohen protestës, aq më shumë humbet durimin Edi Rama. Nga një kalbësirë korrupsioni si ai nuk pritet asgjë më shumë se fyerja e protestuesve që e refuzojnë si kryeministër.

Fashist është ai që nuk pranon se qytetarët mendojnë ndryshe dhe shpik armiq të huaj pas çdo proteste.
Hajvan është ai që kërkon organizatorë protestash në Teheran, ndërsa bashkëpunon me trafikantë ndërkombëtarë droge për pastrimin e parave në ndërtim dhe në hotelet turistike.
Protesta është e vetmja dritë që ndriçon në këtë vend, të cilin Edi Rama e ka zhytur në korrupsionin më shkatërrues të 35 viteve të fundit.
Prandaj, Edi Rama, më mirë shikohu në pasqyrë. Edhe hajvani që do të shohësh përballë, e kupton që është momenti të largohesh

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?