Gentiloni: Konsensus për të nisur bisedimet Shqipëri-BE
Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni tha të hënën se BE do të hapë bisedimet me Shqipërinë. Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë konsensusin.
“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë gati për të nisur në dhjetor negociatat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo do të bëhet më datë 15-16 dhjetor me rastin e samitit të krerëve të shtetit e të qeverive të vendeve anëtare”.
“Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshili i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, tha Gentiloni.
Sipas Gentilonit “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse”.
“Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

