George Soros: Donald Trump, një diktator që “do të dështojë”

Donald Trump “do të jetë një diktator”, i cili do të dështojnë dhe Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, nuk do të zgjasë për shkak të Brexit”, është shprehur George Soros. Investitori hungarez-amerikan, në prag të inaugurimit të zotit Trump, mbajti një vendim të prerë mbi Presidentin.

86-vjeçari ka thënë se Trump është një “mashtrues ” i cili është duke u “përgatitur për një luftë tregtare”, e cila do të ketë pasoja të mëdha në pjesën tjetër të botës. “Unë personalisht jam i bindur se (Trump) do të dështojë”, tha zoti Soros, në një intervistë me  Television “Bloomberg” në qytetin zviceran.

“Jo për shkak se njerëz si unë duam që ai të dështojë, por për shkak se idetë që e udhëheqin atë janë në thelb kontradiktore”. z.Soros tha gjithashtu se ai prit që tregjet financiare të “mos të ndikohen nga Trump”, për shkak të pasigurisë që rrethon administrata e Presidentit të zgjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për përpjekjet e Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian, ai ngriti perspektivën që vendi të ri-bashkohet me bashkimin. “Sipas mendimit tim nuk ka gjasa që kryeministrja May do të mbetet në pushtet. Tashmë ajo ka një kabinet shumë të ndarë, një shumicë shumë të vogël në Parlament. Dhe unë mendoj se ajo nuk do të zgjasë”, tha Soros.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Situata e tanishme ekonomike nuk është aq e keqe sa ishte parashikuar dhe njerëzit në Britani po jetojnë në shpresë. Por monedha dhe inflacioni do të jetë forca shtytëse, që do të çojë në rënie të standardeve të jetesës”,- tha më tej z.Soros.

Duke folur për divorcin e Britanisë nga BE-ja, Soros shtoi edhe se: “Divorci do të marrë një kohë shumë të gjatë. Është shumë i vështirë divorci se sa martesa, kështu që unë mendoj se dëshira për afrimin do të zhvillohet dhe në teori apo ndoshta edhe në praktikë, ju mund të keni një situatë të ngjashme në vitin 2019 apo 2020, kur Britania do të largohet nga BE-ja, sepse ajo ka për të marrë vendimin. Ata mund të largohen një të premte por të bashkohen gjatë fundjavës dhe mund të kemi një marrëveshje të re në vend të hënën në mëngjes”.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?