FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjergj Bojaxhi: Një familje harxhon minimumi 1200 kwh në muaj!

Ekonomisti Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka bërë një përllogaritje se sa energji elektrike harxhon në muaj mesatarisht një familje me 4 anëtarë. I ftuar në “Opinion”, Bojaxhiu tha se për të gjitha shërbimet e nevojshme që i duhen një familje, konsumohen shumë më tëpër KWH se sa 800, që është kufiri që ka vendosur qeveria. Sipas Bojaxhiut, vetëm për ngrohje do të harxhohen 1200 kwh në muaj.

“Këto janë shifra të llogaritura tek një apartament 70 m katrorë, për një familje me katër vetë. Ngrohjen e ujit unë e kam përllogaritur 167 kw, gatimin 125 kw, ndriçimi është 58 kw, të tjera, 125 kw. Të gjitha këto shkojnë 475 kw pa llogaritur ngrohjen, minimumi është ky.

Për të ngrohur vetëm një dhomë 5 me 5 me 2.8 lartësi shumëzoje me 0.0606 kw dhe del rreth 5 kw në orë, kjo është vetëm për një dhomë jo për shtëpinë. Po ta llogarisësh, vetëm 10 orë në ditë i bie rreth 50 kw në ditë për të ngrohur një ambient të shtëpisë, po ta shumëzosh atë me 30 ditë shkon te 1200 në muaj,”- tha Bojaxhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?