Gjiknuri: Listat i hapëm 100 %. Nëse opozita nuk bie dakord do e kalojmë vetëm në Kuvend

Ka përfunduar pa konsensu mbledhja e Këshillit Politik. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është në pritje të propozimit të opozitës për hapjen e listave. Ai deklaroi se nëse PD dhe LSI nuk japin qëndrimet e tyre për hapjen e listave, drafti i PS do të kalojë në Parlament.

“Këshilli Politik u ngrit për opozitën, nëse ata nuk duan ne kemi parlamentin. Nuk lejojmë të na mbajnë peng me anë të Këshillit Politik”, deklaroi Gjiknuri.

I pyetur nëse hapja e listave që propozon PS është modeli më i mirë, Gjiknuri tha se “listat hapen 100 % dhe kjo është arritje e madhe”. Ndërkohë që modeli PS nuk hap listat e kandidatëve për deputetë, por i vendos ato në kontroll të plotë të kreut të partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?