FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri: Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë në Tiranë

Pas deputetit Erjon Braçe, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste shprehet në mbështetje të rikandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, deklaroi në ”Report Tv” pro një mandati të dytë të Veliajt. “Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë. Nuk shikoj asnjë problem nëse do të rikandidonte”, tha ai.

Gjiknuri deklaroi se PS-ja nuk trembet nga aleanca mes PD dhe LSI, pasi më parë i ka mundur. Ai deklaroi se qytetarët i besuan PS-së shumicën për të qeverisur e vetme, ndërsa përjashtoi një koalicion me LSI-në.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?