GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, megjithëse SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sula paditi Bardhin për shpifje e fyerje për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sula ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?