GJKKO urdhëron SPAK-un t’i japë Ilir Beqajt aktet e dosjes pa pagesë

GJKKO urdhëron SPAK-un t’i vërë në dispozicion Ilir Beqajt aktet e dosjes në mënyrë elektronike.

Beqaj refuzoi të paguante tarifën prej 10 milionë lekësh për të marrë aktet e dosjes së sterilizimit dhe GJKKO duket se i ka dalë në krah.

Në një prononcim për mediat, ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se gjykata mori një vendim të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruan vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?