Gjosha në Forumin e Vjenës, në fokus Euroskepticizmi dhe kriza e refugjatëve
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori sot pjesë në Forumin “E ardhmja e Europës, perspektivat e reja”, aktivitet i mbajtur në Vjenë.
Në forumin ku ishin të pranishëm 24 ministra nga gjithë Europa, u zhvilluan dy sesione me dyer të mbyllura për mediat. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat me me të cilat përballet Europa, veçanërisht pas Brexit. Euroskepticizmi, politika e zgjerimit të Bashkimit Europian, kriza e refugjatëve, problemet e ndryshme ekonomike, ishin gjithashtu të tjera pika diskutimi gjatë këtij forumi.
Gjetja e zgjidhjeve më të mira për të forcuar unionin, duke i shërbyer projektit Europian, ishte qëllimi i këtij forumi, ku ministrat shkëmbyen pikëpamje dhe alternativa të mundshme për të kapërcyer sfidat dhe mbi të gjitha, për të rritur besimin e qytetarëve europiane tek BE-ja.
KOHA JONË SONDAZH

