Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata Kushtetuese dhe pensionet e ushtarakëve, dy premtimet e mbajtura të kryeparlamentarit Ruçi

Politikë E shtunë, 19 Dhjetor 2020 20:46
Gjykata Kushtetuese dhe pensionet e ushtarakëve, dy premtimet e mbajtura të kryeparlamentarit Ruçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeparlamentari  Gramoz Ruçi ka shumë arsye të jetë i kënaqur në mbyllje të këtij sesioni parlamentar.  Numri i akteve ligjore të miratuara e kalon atë të një sesioni normal.  Pavarësisht vështirësive, ia ka arritur të garantojë funksionimin e Kuvendit, edhe pse me komisionet online. Nevoja për të miratuar ligjet e Republikës e ka detyruar t’i mbajë deputetet “në rrjesht” në seanca plenare, natyrisht me masa të forta mbrojtëse. Madje, për transparencën e  veprimtarisë parlamentare ka marrë edhe një vlerësim të bujshëm nga OSBE/ODIHR që në verë të këtij viti.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Parlamenti i Shqipërisë ishte një ndër të parët që lejoi komisionet të punonin në distancë, përmes mjeteve të komunikimit elektronik. Në lidhje me transparencën e punës parlamentare, në një sërë shtetesh pjesëmarrëse janë regjistruar praktika të mira në përdorimin e krizës aktuale për të shtuar qasjen në informacion dhe të dhëna të hapura. Në Shqipëri, për shembull, vendimi për të lejuar zhvillimin në distancë të mbledhjeve të komisioneve, duke përdorur platforma videokonference, ka mundësuar që transmetimi live i këtyre mbledhjeve të jetë i arritshëm për publikun e gjerë”, shkruhet midis të tjerash në raportin e OSBE/ODIHR “Dimensioni Human i OSBE dhe përgjigjet shtetërore ndaj pandemisë Covid-19”, i publikuar në korrik 2020.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Por suksesi më i madh i politik, madje me rëndësi kombëtare e strategjike, i Gramoz Ruçit si kryeparlamentar në këtë sesion është zgjedhja nga Kuvendi e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Të gjithëve u kujtohet sesi në 6 shtator, Ruçi lëshoi bombën: “Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna. Institucionet e përfshira në këtë proces t’i bëjnë mirë hesapet me Kuvendin e Shqipërisë!” Ishte ky premtimi dhe paraljamërimi që bëri Gramoz Ruçi, në fjalimin e hapjes së sezonit të ri parlamentar. Premtim që e entusiazmoi Ambasadorën e ShBA, Yuri Kim, e cila artikuloi mjaft lëvdata për Ruçin. Kim ka qënë shumë e prerë dhe shumë e vendosur për bërjen funksionale të Kushtetueses brenda dhjetorit. Kam premtimin e Gramoz Ruçit, ka përsëritur disa herë Ambasadorja Kim. Dhe Ruçi, në fakt, e mbajti premtimin. Më 17 dhjetor, madje më shpejt sesa mendohej, në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë, Kuvendi votoi anëtarin e vet për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binaj. Ky është një sukses politik, sukses kombëtar, por edhe sukses personal i Gramoz Ruçit. Burime nga Kuvendi i Shqipërisë pohojnë se Ruçi nuk kishte lenë asnjë hapësire për ndonjë plan B për shtyrjen e  Kushtetueses. Të gjithëve u kujtohet letra që i nisi KED, një letër korrekte, por që kishte brenda edhe paralajmërimin institucional se Kryetari i Kuvendit nuk do të toleronte zvarritjet. Dhe nuk i toleroi. Madje bashkëpunoi edhe me Presidentin Ilir Meta, me të cilin maxhoranca ishte në luftë. Më 30 qershor Ruçi i shkoi Metës në zyrë për të rakorduar për Kushtetuesen, Dhe duket se dy bashkëpunëtorët e vjetër, për  një çështje madhore të Shqipërisë,  e gjetën gjuhën.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Suksesi tjetër, i cili mund të quhet më shumë një arritje personale e Gramoz Ruçit, është ligji për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Në një letër të gjatë, para disa muajsh, shoqatat e ushtarakëve i kujtonin Ruçit premtimin që ua kishte bërë ballë për ballë se ne nuk do t’i lemë ushtarakët të sorollaten gjykatave për të siguruar të drejtat e tyre të pensioneve të përakohshme, por do të garantojmë zgjidhje ligjore. Dhe Ruçi u duk se vonoi, por nuk harroi. Me një  nismë ligjore personale, si depuet, e detyroi Qeverinë të gjejë një zgjidhje ligjore për mbi 9 mijë ushtarakë që vendimet kontradiktore të gjykatave i sorrollatnin nga një derë në tjetrën. Edhe kjo nismë u miratua më 17 dhjetor.

Të paktën me këto dy arritje Gramoz Ruçi e tregoi veten edhe njëherë si një politikan serioz e korrekt dhe kryeparlamentar i premtimeve të mbajtura. /SP/

Etiketat e lidhura

Gramoz Rucipremtimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 49 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 50 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 52 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 53 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.