Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke shfuqizuar vendimin e Kuvendit për të mos çuar në GJK këtë çështje.

Gjyqtarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e Xhaçkës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u zbatua nga Kuvendi. Vendosëm pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet me forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin e vendimit”, tha Zaçaj.

SHKARKO APP