Gledis Nano jep lajmin, oficer shqiptar në portin britanik për ”çunat e Londrës”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj.

Po ashtu u bë dhe një vizitë në portin e Dover, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë Shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.

SHKARKO APP