Gledis Nano padit qeverinë në Gjykatë për shkarkimin nga detyra

Përballja e Gledis Nanos me kryeministrin Edi Rama duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e fundit të gushtit 2022. Lapsi.al mëson se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Siç tregon burimi ynë pranë kësaj gjykate, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë, por nuk besohet se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me qeverinë, ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lapsi.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?