Goditja me gurë e makinës së analistit Fatos Lubonja, reagon Presidenti Meta

Mënjëherë pas publikimit të lajmit për sulmin qe i është bërë makinës së analistit kritik ndaj kreut aktual të qeverisë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ai në një postim në facebook shigjeton rilindjen dhe çunat e saj “problematike” për të cilët u fol shumë pasi dolën fakte nga përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe gjermane Bild.

Postimi i plotë i Presidenti Meta:

Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.
Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!

SHKARKO APP