Grabitja në Rinas, reagon kompania ajrore: Jo më transferta parash nga Tirana në Vjenë
Kompania ajrore “Austrian Airlines” ka reaguar e prerë duke forcuar masat e sigursë me Tiranën.
Pak orë pas ngjarjes së djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë vodhën çantat me para të një banke të nivelit të dytë, teksa po ngarkoheshin në avionin me destinacion drejt Vjenës, zëdhënësja e kompanisë ajrore Tanja Gruber tha se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, u shpreh zëdhënësja.
Nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, i dyshuar deri tani si Admir Murataj. Shuma e rrëmbyer nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por mendohet të jetë mbi 2 milionë euro.

KOHA JONË SONDAZH

