Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gratë që kanë drejtuar partitë politike nga 1944 e deri më sot

Politikë E hënë, 31 Maj 2021 07:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historia politike e Shqipërisë është histori burrash? Tradita partiarkale ka ndikuar edhe në traditën shtetërore, ndaj edhe në hymnin kombëtar citohet emërtimi “burrë”. Shqipëria nënshkroi Konventën mbi të drejtat e Grave më 1921, por ia njohu të drejtën e votës dhe kandidimit për poste të larta politike vetëm më 1945.

Afrim Krasniqi shkruan se:”Midis 1945-1990 sistemi njëpartiak ndikoi në përmirësimin numerik të përfaqësimit të grave në vendimmarrjen brenda partisë, por në thelb, sistemi duke mos qenë konkurrues, u kujdes për imazhin dhe propogandën, jo për një përfaqësim horizontal social, ekonomik, politik dhe kulturor. Vlen të theksohet se gratë me pozitat më të larta në parti dhe shtet ishin Nexhmije Hoxha, Fiqiret Shehu dhe Vito Kapo, përkatësisht bashkëshortet e tre drejtuesve kryesorë të shtetit komunist, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Hysni Kapo”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lajmet e fundit informojnë se LSI do të drejtohet nga një grua, Monika Kryemadhi.

Ajo është politikane karriere, numri dy në parti dhe jo rastësisht edhe bashkëthemeluesve e bashkëshortja e krijuesit të kësaj partie, Ilir Meta. Vijimi i mandatit drejtues brenda familjes është tregues i mënyrës së formatimit të kësaj partie. Megjithatë, Kryemadhi nuk është kryetarja e parë grua në një parti politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Musine Kokalari ka qenë gruaja e parë kryetare e një partie, Partia Socialdemokrate, në vitet 1944-1946. Ajo mbetet një simbol inspirues i gruas në politikë, një emër ndryshe, politikane dhe personalitet i jashtëzakonshëm. Fundi i saj ishte tragjik, si të gjithë disidentët politikë antikomuniste.

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Në periudhën e traznicionit gruaja e parë kryetare u regjistrua në Gjykatën e Tiranës më 1998. Ajo ishte Angjelina Hasani, kryetare e partisë Alternativa Liberale. Gjurmët e drejtimit dhe ekzistencës së kësaj partie vijojnë deri më 2011, ndërkohë që zyrtarisht edhe sot figuron si parti dhe si kryetare partie.

6 vjet më vonë, më 2004 Brixhilda Kokëdhima ishte gruaja e dytë kryetare partie në tranzicion. Ajo mori drejtimin e partisë Lidhja e Blertë Shqiptare. Konkurroi më 2005 dhe 2007, dhe më 2017 ende në Regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës figuron si parti dhe si kryetare.

Gruaja e tretë drejtuese në një parti është një emër pak i njohur publik, Lumturi Ratkoceri. Ajo u zgjodh në 1 qershor 2017 kryetare e Aleanca Kuq e Zi pas dorëheqjes së themeluesit Spahiu. Ajo vijon ta mbajë këtë post dhe siç dihet, AKZ konkurroi në zgjedhjet parlamentare 2013 dhe ishte aktive në protestat e opozitës deri një muaj më parë.

Së fundi, gruaja e katërt kryetare është Monika Kryemadhi. Ajo është një aktiviste e hershme e PS, pas 2004 bashkëthemeluese e LSI dhe e sapozgjedhur deputete në Elbasan në siglën e kësaj partie.

Në secilin prej rasteve të përmendura gjatë tranzicionit, zgjedhja e një gruaje në krye të partisë është bërë pa votim konkurrues, kryesisht përmes emërimit ose dhurimit të postit. Megjithatë, kjo formë e butë e ngritjes në krye të partisë drejtuese është në tërësi edhe tipar i karrierës së 80% të burrave kryetarë partish, pra është një tipar negativ e kulturor i traditës politike shqiptare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 5 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 5 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 6 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 6 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 6 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.