Grida Duma: PD të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës

Deputetja e PD-së, Grida Duma thotë se selia blu duhet të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Duma e cila ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e partisë, bëj fajtor Bashën për rezultatin e dobët që mori PD në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Fevziu: Cila është gjendja brenda partisë zyrtare? Sa vetë besojnë tek Basha, sa vetë e kontestojnë atë? Duket si një kontroll uzurpues më shume se sa një kontroll që vjen nga besimi…

Duma: Komisioni i sotëm i grupit parlamentar, i shumicës së kryetarëve që vijnë nga zgjedhja me votë dhe shumicës së strukturave është, që e vetmja zgjidhje është që partia të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fevziu: Partia që ka mbetur, apo largimi i Bashës do i hapë rrugë kohezionit të këtyre dy forcave?

Swiss Digital Mobile Reklama

Duma: Është e nevojshme të kemi një përfaqësim racional të gjithë njerëzve që janë të lidhur me PD-në në të gjitha aspektet. Çështja është tek lidhja me demokratët që duhet ta ringjallim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?