FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grida Duma takon ish-të përndjekurit në Gosë, PD premton dëmshpërblimet

Demokratët angazhohen që në mandatin e tyre të parë qeverisës të përfundojnë procesin e dëmshpërblimit për ish-të ndjekurit politikë. Këtë të hënë, drejtuesja politike e PD-së për Kavajën dhe Rrogozhinën, zhvilloi me takim me të përndjekurit politik.

“Ne themi se “Frikacaku të vret”. Origjina e kësaj shtrese është fisnikëria, falja dhe bujaria”, tha një prej të ish- persekutuarve. “Unë kam punuar aq shumë, murator, s’ma jeptenjeri shkollën, as fëmijëve të mi jo, të gjithë mbetën pa shkollë. Unë kam marr dhe gruan durrsake, kam punuar në Durrës gjithë jetën, kam bërë 30 pallate në Durrës me kontribut vullnetar”, tha një ish i përndjekur.

Duma theksoi se janë burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës. ”Ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë. Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot. Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?