Grupet kriminale në Lushnje dhe Fier, Xhafaj jep lajmin se…

Pas Elbasanit dhe Dibrës, Forumi Qytetar për Sigurinë Publike është ndalur në Fier. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qark. Gjatë një takimi me banorët e Fierit, Xhafaj tha se shumë shpejt policia do t’i godasë këto grupe.

”Kemi identifikuar grupet kriminale në Fier dhe Lushnje. Shumë shpejt, policia do t’i godasë këto grupe. Shumë shpejt do shihni rezultatet. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë pa kompromis”, u shpreh Xhafaj.

Nga ana tjetër, ministri Xhafaj tha se falë operacionit që vijon ”Forca e Ligjit”, deri më sot janë goditur 7 grupe kriminale. Më tej, ministri kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Fierit dhe Lushnjes për kontrollet e ushtruara nga policia në femra dhe sera për zbulimin e parcelave të kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne jemi të vendosur që edhe gjatë këtij viti ky fenomen të mos përsëritet më. Por për këtë kërkojmë edhe mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj. Unë e di që në disa raste nuk është e lehtë, në disa raste ka pasur edhe ndonjë tension të vogël, me kontrolle të ushtruara nga policia, në sera, në objekte të ndryshme, por duhet të na mirëkuptoni. Kjo mund të jetë pak e bezdisshme për disa, por është një gjë shumë e madhe, një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin. Unë dëshiroj t’ju them që në këtë proces, ne jemi fort të angazhuar. Kryeministri, qeveria, ka caktuar prioritete të rëndësishme për luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Por ne nuk mund t’i përballojmë të vetëm këto sfida të rëndësishme; nuk mund t’i përballojmë të vetëm pa bashkëpunimin me të gjitha organet e qeverisjes vendore; pa bashkëpunimin me komunitetet fetare; pa bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, por në mënyrë të veçantë, pa mbështetjen e çdo qytetari këtu në qarkun e Fierit”,-tha më tej Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?