Grupi “Alibeaj” në KQZ me Bashën kryetar të PD, Paloka: Alibashët po legenosen për Ramën

Depozitimi i kërkesës së grupit “Alibeaj” në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ka rikthyer Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, një vit pasi ai vetë doli publikisht dhe njoftoi dorëheqjen nga detyra.

Lidhur me këto dokumente që tregojnë Lulzim Bashën si kryetar, ka reaguar  edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, duke nënvizuar se gjithçka është pjesë e planit të Edi Ramës për të përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

STATUTI I EDI PALOKËS

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alibashët paskan dërguar sot letra ne KQZ për te regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partisë” ne letrat qe kane dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vete L.B. Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë te shkelen për te çuar deri ne fund qëllimin e Ramës , nuk ka asnjë dyshim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe qe Alibashët do legenosen deri ne fund për te realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës, nuk ka me asnjë dyshim. Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorëhiqet, çfarë do te bëjnë tani , apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlerë?”, nënvizon Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?