”Gulf”, Manjani: Lulëzimi i piramidave financiare. Qeveria nuk zbaton ligjin
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur shqetësimin mbi aktivitetin e piramidave financiare. Duke marrë shkas nga falimentimi i papritur e kompanisë së naftës ”Gulf”, Manjani shkruan se tregu mbetet i pasigurtë për konsumatorin. ”Mashtuesit po na thonë: pijini lëngun Rekomandimit! Edhe lobbimit të qeverisë”.
Nga ana tjetër, Manjani shkruan se qeveria nuk zbaton asnjë ligj, apo direktivë. ”Mashtrimi vijon! Qeveria nuk zbaton dot asnjë ligj apo direktivë! Edhe sikur të mos jetë e përfshirë në këto skema të tregut të mashtruesve, prap kontrolli i përgjegjshmërisë së operatorëve të tillë është i vështirë”,-shkruan ish-ministri i Drejtësisë.
Për skandalin me kompaninë ”Gulf”, përgjegjësia sipas tij, është e Agjensive publike që kontrollojnë konkurrencën dhe standartet e tregut. Zgjidhjen Manjani e sheh te ligji. ”Asnjë investitor OFF-SHORE nuk mund të lejojet të investoj në një treg si ky i Joni! Duhet ndaluar me ligj”.
Sipas hetimeve, dëmi në total është 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit. Kompania “Gulf” mbylli papritur aktivitetin e saj në të gjitha pikat e karburantit. Në tatime dhe në gjykata nuk është njoftuar asnjë procedurë falimenti apo kërkese për mbyllje aktiviteti, por në të gjithë vendin pika e karburantit “Gulf” janë mbyllur.
KOHA JONË SONDAZH

