“Gulf”, PD: Ja skema gjigande e mashtrimit e zyrtarëve shqiptarë dhe klientëve të qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekononisë, Jorida Tabaku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion Lealba Pelinku dhe këshilltari ekonomik i grupit të Partisë Demokratike Dorian Teliti po mbajnë një konferencë për shtyp në seli për çështjen e kompanisë së karburanteve “Gulf”.

Pelinku zbuloi para medias, skemën e zyrtarëve shqiptarë dhe të huaj, të klientëve të qeverisë të përfshirë në këtë skemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorian Teliti foli për dëmin e madh që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë me karburantin pa cilësi dhe dyshimet për fshehje dhe pastrim parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mungesa e reagimit nga autoritetet qeveritare për një kompani kaq të madhe, që nuk kontrollohen e çfarë bën, bie dnesh em interesin e qytetarëve tanë. Kontrolli Tatimor nuk ka funksionuar dhe Tatimet duhet të japin llogari për një biznes me rrisk” – tha Teliti.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka një hetim në lidhje me falimentin e kompanisë Gulf. Në një dalje për mediat nga selia e PD, ajo tha se nuk besonte se do të penalizohen zyrtarë të lartë.

Ajo tha se gjatë gjithë kësaj kohë të operimit në treg të kësaj kompanie është treguar se nuk ka funksionuar struktura e hetimit tatimor. Përgjegjësia sipas saj duhet parë tek ministri dhe kryeministri.

Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultat megjithese nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta.

Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.

Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë? Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri”– u shpreh deputetja Jorida Tabaku.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156249805389909/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?