FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guri – Spiropalit: Dylqinia Elisë, njëherë që fole me mendt e tua, e bëre Don Kishotin personazh të letërsisë shqiptare

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka reaguar me anë të  një postimi në rrjetin social “Facebook” ku ironizon deklaratën e zëdhënëses së Qeverisë, Elisa Spiropali.

Reagimi i Elona Gurit

Dylqinia e Donkey Ramës, kishte tundur shaminë nga frengjia e kullës së Surrelit. Atë kullë që e ëndërroi netëve të gjata të grevës “së urisë” në Bulevard! Uri që nuk u shua as me postin e doganave, as me shërbimet ndaj Donkey-t të saj. Gjithmonë e detyruar të lëçisë “poezitë” kushtuar personazhit të saj. Sa herë i dhemb Donkey-t, kësaj i krruhet. Sa herë e kap e ftohma atë, kjo kollitet. Sa herë i ndizet, kjo vrapon t’ia shuajë.
Eh, Dylqinia Elisë, njëherë që fole me mendt e tua, e bëre Donkishotin personazh të letërsisë shqiptare. Ndërsa Servantesit i lëvizën eshtrat atje ku është, që pas 500 vitesh doli një njeri që i ndryshoi nacionalitetin. Kaq është realisht niveli yt, sa do të përpiqesh.
Injoranca, paaftësia dhe hajdutëria të rrinë fiks si ato kostumet që qep me porosi.
Dylqinje, vazhdo ëndërro, ato edhe dalin. Kalaja e Surrelit aty është, por të lutem mos e ngatërro ushtën e Donkeyt me pirunin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?