Hajdari: Rama po na e shet sapunin për djathë. Po më kërcënojnë që të tërhiqem nga listat

Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik, Rudina Hajdari përsëriti edhe një herë apelin për të pasur lista të hapura.

Hajdari tha se po e shantazhojnë dhe kërcënojnë të të tërhiqet nga hapja e listave 100%. “Propozimi i opozitës parlamentare me opinionin publik është që listat të jenë të hapura 100%, të bëhet një listë me një rend politik, me një votë nominale dhe të shikojmë se kush nga kandidatët merr më shumë vota, që më pas të shkojnë në parlament. PS vazhdon i mëshon po të njëjtit propozim, i bëjnë hile shqiptarëve po i hedhin hi, po i sheshin shqiptarët sapunin për djathë. Ka ardhur koha për diccka tjetër, një politikan duhet ta ccojë premtimin deri në fund. Unë do ta vazhdoj këtë betejë nuk do të negocioj, nuk do të tërhiqem, do bëj çfarëdolloj sakrifice për ta çuar betejën deri në fund. Boll më me marrëveshje të fshehta. Do ketë nga ata që të më kërcënojnë, shantazhojnë që unë të negocioj për propozimin që kam bërë. Dua që votuesi shqiptar të përzgjedh listën fituese” ,-u shpreh Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?