Hajdarmataj: Një blackout transparence në Komisionit e Veprimtarisë

 

Deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj dhe njëkohësisht anëtare në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në parlament, ka reaguar sot me një postim në facebook, ku akuzon kolegët e saj të PS-së që janë dhe anëtarë në këtë komision, se kanë shkelur parimet dhe ata kanë përfituar nga mungesa e qëllimshme e medias. Deputetja ka përmendur se mbledhja e ditës së sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.
Deputetja është shprehur se: Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes deputetëve të opozitës dhe kolegëve të mazhorancës për procedurat e tenderëve në përgjithësi dhe të atyre të IT-së në veçanti. Gjatë seancës dëgjimore me drejtoreshën e AKSH-t, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe për shkak të mungesës së qëllimshme të medias në këtë seancë.
Në status ajo ka përmendur dhe disa pyetje që ka mbi Komisionin e që mesa duket ajo si anëtare nuk i ka marrë përgjigjet. Ajo hedh idenë se nëse INSTAT, ka të dhëna mbi të ardhurat e ulëta për banorë në vendin tonë. Deputetja shton më tej se në lidhje me shërbimet online, e që hedh idenë se ka familje që nuk kanë mundësi për ti siguruar fëmijëve ushqimin ditore e jo më të kenë akses në internet.
"Asnjë transparencë nuk ka në lidhje me kostimet, specifikimet teknike dhe për më tepër kompanitë përfituese të këtyre tenderëve, të cilat në shumicën e rasteve dhe "rastësisht" qëllojnë të jenë të lidhur apo miq të Ministrave. Meqenëse nesër në seancë kemi diskutime në lidhje me buxhetin faktik të 2014, si ka ndryshuar buxheti i AKSHI  ndër vite? Dihet që infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është shtylla e shoqërisë së informacionit dhe në kuptimin e saj të gjerë, ajo përfshin informacionin, komunikimin por edhe telekomunikacionin me tela, pa tela, me satelit, me rrjete kompjuterike etj. Operatorët e sotëm në treg dhe të licencuar nga AKEP janë të njohur, qoftë ato mobile, fix apo ISP. A keni informacion apo dijeni për kompaninë “fantazmë” INFOTELEKOM, e cila sipas të dhënave të bëra publike nga mediat ka një xhiro vjetore prej 145 milion €?"-përfundon analizën e saj, me qëndrimet dhe pyetjet mbi këtë komisionin parlamentar ku vetë deputetja është dhe anëtare.

R.Shtylla

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?