FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapja e negociatave, Veliaj: Ditë e madhe për Shqipërinë

Hapja e negociatave për Shqipërinë është përshëndetur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj e cilëson një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa uron kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për ndërmarrjen e reformave dhe të punës së vazhdueshme. Kryebashkiaku Veliaj thekson se tashmë është koha që të gjithë të përveshin mëngët dhe të përqëndrohen te ato që bashkojnë, sikurse është destinacioni europian.

“Kjo është një DITË E MADHE për SHQIPËRINË! Urime kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për drejtimin e vendit në drejtimin e duhur përmes reformës dhe punës së vazhdueshme! Tani është koha që ne të gjithë të përveshim mëngët dhe të mos përqëndrohemi në atë që na ndan, por në atë që na bashkon – një destinacion evropian”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?