Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haxhinasto: Qeveria ka prioritet tenderat e koncesionet, miliardat po hidhen pa transparencë në infrastrukturë

Intervista E hënë, 13 Shtator 2021 20:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Transporteve, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto komenton në një intervistë për “standard” zhvillimet më të fundit politike në vend. Po ashtu ai flet mbi procesin e negocitave ku u shpreh mjaft pesimist mbi mundësinë e hapjes së tyre në 2019-ën sic qeveria pretendon. Nga ana tjetër, ligjvënësi i LSI-së foli edhe mbi ccështjen e mos dekretimit të Lleshit, si edhe komentoi deklaratat e kryeministrit se mund të “shkohet në zgjedhje edhe pa opozitën”. Si ish-ministër ai analizoi edhe ecurinë e punës së qeverisë mbi infrastrukturën dhe transportete ku tha se  gjithccka i është lënë në dorë privatit dhe koncensioneve.

Në përgjimet hetimore të dosjes ‘339’ ka dalë emri i kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ku opozita e cilëson si provë të qartë të bashkëpunimit të tij me bandat e krimit gjatë zgjedhjeve elektorale. Cili është mendimi juaj për çështjen Dako?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Nuk eshte detyra as qellimi im te jap mendime per çeshtje konkrete apo emra te perveçem qe jane kompetence e gjyqsorit. Ne fakt, ketu qendron problemi ne Shqiperi, politikanet komentojne ngjarje dhe fakte ligjore, dhe gjyqsori mban qendrime te motivuara politikisht. Ne nje vend me demokraci te konsoliduar, ky “ngaterrim” rolesh, ben qe gjyqsori te deshtoje ne dhenien e drejtesise, dhe politika, vecanerisht legjislativi, te deshtoje ne ligj-berjen dhe kontrollin e zbatimit te tyre. Sot jemi ne nje situate ku gjyqsori nuk funskionon si pushtet i pavarur nga politika, dhe politika ka deshtuar te realizoje nje reforme qe te garantoje pavaresine dhe pa-anshmerine e gjyqsorit. Jemi akoma shume larg edhe nga ajo cka eshte e sanksionuar ne kushtetuten e vendit: ndarja dhe pavaresia e pushteteve. Prandaj çdo koment me emra konkrete, veçse i shtohet kakofonise dhe zhurmes dhe i largohet zgjidhjes se problemit themelor; drejtesi e pavarur e profesionale dhe te gjithe te barabarte perpara ligjit.

Kandidati i propozuar për Ministër të Brendshëm, Sander Lleshaj rezulton se ka shkelur kushtetuten e Shqipërisë, pasi në letren e drejtuar presidentit Meta, ka pranuar pozionin e tij si ushtarak aktiv.  Si e komentoni propozimin e Ramës të një gjenerali në detyrë? Dhe sa sipas jush janë gjasat që kjo situatë të precipitojë  ( propozimi  për  së dyti  i Lleshit) në një krizë të thellë?

Une nuk jam konstitucionalist, por mendoj se rasti konkret qe ju permendni, ka shtruar dy çeshtje madhore kushtetuese–institucionale e politike. E para ka te beje me pergjegjesine institucionale ne propozimin e nje kandidature per minister. Me e pakta, duhej marre parasysh statusi i kandidatures si ushtarak aktiv. Kjo do te reflektonte dhe tregonte gjithe respektin qe meriton zoti Lleshaj. Se dyti, duhet reflektuar nga cdo institucion i perfshire: Presidenti, Kryeministri dhe Kuvendi, per domosdoshmerine e vendosjes si standard komunikimi e bashkepunimi te frymes se konsensusit, te respektit te ndersjellte, te kontrollit dhe balances se pushteteve mes ketyre niveleve me te larta te shtetit. Mendoj se perpjekjet per te injoruar keto parime, nuk i sherbejne aspak Kushtetutes dhe devijojne thelbin funksional dhe pergjegjesite e secilit institucion. Nga ky kendveshtrim shikoj edhe veprimet e Presidentit te Republikes, per te vleresuar pikerisht kete fryme te Kushtetutes, dhe aspak per te filluar nje krize nder-institucionale, e aq me pak politike.

Kryeministri dje ka thënë në një intervistë, se mund të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën. Ka një strategji opozita e bashkuar e kryesuar nga PD e LSI për zgjedhjet vendore dhe a do ketë kandidate të përbashkët?

Ne historine e pluralizmit shqiptar ka patur disa here retorike politike per mazhoranca qe futen te vetme ne zgjedhje, pa opoziten. Por jane disa premisa themelore te demokracise  pa te cilat ajo nuk mund te quhet e tille. Mungesa e opozites ne zgjedhje eshte rrenim i demokracise. Prandaj, perpara se te merremi me retorike e hipoteza, duhen realizuar gjithe detyrimet ligjore sipas kerkesave te OSBE/ODIHR per te rritur standartin e zgjedhjeve, i cili ne zgjedhjet e fundit pati nje demtim te jashtezakonshem.

Sa  shanse ka sipas jush, si ish-ministër i Jashtëm, që Shqipërisë ti hapen negociatat vjeshten e ardhshme? Si do e vlerësonit ecurinë e prioriteteve të vendosura nga BE dhe sa sipas jush po bën qeveria në këtë proces?

Mendoj se ceshtja e hapjes se negociatave nuk eshte ceshtje shansi, por pune te madhe bipartizane, pra e te gjithe faktoreve politike parlamentare, dhe e te gjithe institucioneve te vendit. Nje ritem i tille pune nuk shihet askund. Mungon aktualisht edhe nje premise themelore, normaliteti i dialogut politik. Sot kemi nje polarizim mes mazhorances dhe opozites si rrallehere. Nuk shihet ecuri pozitive apo rezultate te prekshme ne reformat kyç, ato te gjyqsorit, te luftes lunder krimit e korrupsionit, ne fushen e pronesise, apo administaten publike, etj. Shtoi kesaj problemet e medha qe po kalon vete Bashkimi Evropian, me vende qe largohen prej tij si Britania, me nje fryme kunder zgjerimit te metejshem perpara konsolidimit, apo me detyrimin e miratimit te hapjes se negociatave per Shqiperine nga parlamentet kombetare te vendeve te BE. Kjo me ben teper pesimist per mundesine e hapjes se negociatave ne 2019, pavaresisht vokacionit tim evropian.

Cili është mendimi juaj sa i perket infrastruktures  në këtë vit të parë të mazhorances socialiste? Cilat janë sipas jush problematikat kryesore në këtë sektor?

Mendoj se me infrastrukturen, vecanerisht ate te transportit, shikojme se pothuaj gjithshka eshte lene ne dore te privatit dhe koncesioneve PPP, te cilat me mungesen e transparences qe i karakterizon, kane rritur disafish kostot e veprave dhe kane rritur faturen e detyrimeve buxhetore ne menyre te paprecedent. Per me teper, ka nje shmangie te papranueshme nga prioritetet dhe detyrimet tona ndaj Hartes se Samitit te Vjenes, per rrjetin e pergjithshem dhe ate kryesore rajonal e Evropian, domosdoshmeri per integrimin e infrastruktures sone ne Evrope. Verej gjithashtu, se pavaresisht ketyre miliardave qe po hidhen pa transparence ne infrastrukture, cilesia e sherbimit te transportit ne pergjithesi dhe rrugor ne vecanti, nuk eshte permiresuar. Mirembajtja e rrugeve eshte ne degradim (pavaresisht projektit 130 milion dollaresh me Banken Boterore) gje qe reflektohet edhe ne numrin e aksidenteve rrugore. Po keshtu, ne sherbimet e tjera te transportit (ate hekurudhor, ajror apo detar) nuk shohim zhvillime positive, as per uljen e kostove as per rritjen e cilesise. Pavaresisht heqjes se ekskluzivitetit te Aeroportit te Rinasit per fluturime nderkombetare, dhe çlirimit te situates thuajse monopol, akoma nuk ka ulje cmimesh dhe permiresim sherbimi ne transportin ajror. Verej se gjithe vemendjen e qeverise e kane marre tenderat e koncesionet, dhe jo cilesia e sherbimeve te transportit per ekonomine dhe qytetaret.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.