Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haxhinasto: Reforma në drejtësi u deformua! Pakt kombëtar për integrimin në BE

Politikë E mërkurë, 9 Tetor 2019 17:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto në një intervistë për “News 24” deklaroi se  integrimi i vendit në BE ka nevojë për një pakt kombëtar. Haxhinasto deklaroi se kështu kanë vepruar edhe vende si Kroacia që janë anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sipas Haxhinastos, edhe reforma në drejtësi fillimisht u votua me konsensus, ndërsa më tej u deformua.

“Integrimi në BE ka nevojë për pakt kombëtar.  Kroacia dhe vende të tjera kanë bërë pakte kombëtare për integrimin në Bashkimin Europian. Mungesa e paktit kombëtar ka çuar në deformime, këtu mund të fus edhe reformën në drejtësi, e cila e dini vetë sesi rrodhi. Reforma në drejtësi duhej dhe kishte konsensus për këtë reformë. Nuk mjafton formalizimi i një reforme, por duhet edhe standardi. Standardi i krijuar për realizimin e reformës lë shumë për të dëshiruar. Duhet kuptuar se nuk është më e rëndësishme qeveria, por qytetarët”, tha Haxhinasto.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edmond Haxhinasto u shpreh se Shqipëria ka 3 vjet që ndodhet në të njëjtën situatë, ku akoma diskutohet hapja ose jo e negociatave.

“Unë mendoj se ky është një cikël që vjen e përsëritet për të disatën herë tashmë. Ka 3 vjet që jemi në të njëjtën situatë. Shqipëria duhet të kishte hapur kapitujt për të negociuar, kurse ne flasim nëse do hapen apo jo negociatat. Ajo që është më e rënda është se bëjmë fajtor “forcat e errëta” që janë fajtorë për këtë mos-integrim. Procesi i integrimit do të thotë se një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE rrit standardet politike, ekonomike e sociale për çdo ditë dhe i afrohet standardeve të Bashkimit Europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë klub duam të bëhemi pjesë dhe jemi edhe konkurrent. Qeveria duhet të mos bëjë propagandë, por të arrihen realisht standarde. Klima politike duhet të jetë krejt tjetër, duhet të jetë e fokusuar në vlera reale demokratike. Bundestagu bëri skenar real të Shqipërisë. Gjermania sigurisht është faktori më i rëndësishëm. Qeveria nuk duhet të marrë thjesht masa normale, por duhet të kthejë këto masa në standard. Analiza e Bundestagut të jetë timoni politik në Tiranë”, deklaroi ai.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Sipas Haxhinastos, BE nuk dëshiron propagandë, por arritje të standardeve të saj, me qëllim që të pranojë anëtarë të rinj.

“Pavarësisht nga linjat brenda Bashkimit Europian, mendoj se çështja e ngritjes së kërkesave apo vendosja e kushteve të Shqipërisë, është një domosdoshmëri. Kushtet që i parashtrohen Shqipërisë, herët apo vonë duhen bërë. Por BE nuk do të fusë brenda tij problematika për standardet ligjore, politike, ekonomike. BE do t’i ketë në stardardet e duhura që të mund të integrohen në BE. Ajo që është kryesorja është se politika e ditës del mbi standardet që do BE dhe ky është një problem i madh”, tha ai.

Ish-ministri Haxhinasto u shpreh se ftesat e Ramës drejtuar opozitës së bashkuar për dialog nuk i duken serioze, kurse shtoi se qeveria vijon me fasada.

Etiketat e lidhura

haxhinastoreforma ne drejtesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.