FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Henri Çili: Akuzat që më bëhen janë të manipuluara

“Akuzat janë të manipuluara”. 24 orë pas arrestimit, botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili ka thyer heshtjen. Para oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Çili ka thënë se do të kundërshtojë gjithçka me prova e fakte në gjykatë. Të dielën ai do të paraqitet në Gjykatën e Përmetit, ku do të mbahet seanca e sigurisë ndaj Çilit dhe 27 të arrestuarve në operacionin e gjerë policor koduar “Mezhgorani”.

Henri Çili mësohet të jetë shprehur se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Botuesi ka mohuar të jetë i përfshirë apo që të ketë ndikuar tek ndonjë gjyqtar për lirimin ose zbutjen e dënimit të vëllezërve nga Lazarati, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

14 nga të arrestuarit ditën e djeshme janë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, të tjerët për mashtrim, falsifikim të dokumenteve, armëmbajtje pa leje etj. 45-vjeçari është i dyshuar për 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?