Hetimi i CEZ-it/ Dëshmitari nuk paraqitet në Komision, Balla: Ta sjellë policia me forcë

Komisioni hetimor për CEZ është mbledhur sot për të dëgjuar dëshminë e Nuel (Nue) Kalaj, personi i akuzuar nga kryetari i Komisionit, Taulant Balla, si sekser i Shkëlzen Berishës për ardhjen e kompanisë CEZ në Shqipëri.

Ndonëse Kala ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura rreth përfshirjes së tij në çështjen CEZ, ai nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit. Në fillim të mbledhjes, deputeti Balla ka njoftuar se Nuel Kalajt i është çuar me postë kërkesa e Komisionit, por ai rezulton të jetë larguar jashtë shtetit.

Po kështu i larguar jashtë Shqipërisë, rezulton edhe dëshmitari tjetër i thirrur në Komisionin Hetimor për CEZ, Hamza Merxhani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Komisioni, Taulant Balla i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të përgatisë shkresat, dhe t’i sjellë me forcë para deputetëve këta dy dëshmitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në rast mosparaqitje me dëshirë, përdoret edhe njoftimi përmes policisë së Shtetit. Nuel Kalaj jeton në Tiranë. Kuvendi i ka dërguar shkresën e njoftimit të Komisionit. Punonjësi i postës që ka shkuar në banesë, sipas procedurës së Postës, na njofton se personi është larguar jashtë shtetit. I kërkojmë policisë që të hartojë shkresën, dhe të bëhet sjellja me forcë e këtij dëshmitari të rëndësishëm.
Hamza Merxhani, dëshmitari tjetër, edhe ky rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Me të njëjtën procedurë, kërkohet sjellja me forcë e këtij dëshmitari”, tha Balla.

Sakaq, kreu i Komisionit ka depozituar edhe disa prova shkresore, që sipas tij implikojnë shtetasin Nuel Kalaj në këtë çështje. Bëhet fjalë për disa emaile, ku ndër të tjera përmendet edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë e Energjetikës në atë kohë, etj.

“Duam të depozitojmë disa prova shkresore, emaile që dëshmitari Nuel kalaj, ka komunikim me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe në Pragë. Duhet të marrim masa të bëjmë përkthimin zyrtar, dhe të noterizuar, pasi do të jetë objekt referimi në raportin përfundimtar të Komisionit,. Për shkak të informacionit shumë të vyer të mbledhur në këto emaile, ne hedhim dritë në objektin e hetimit të këtij komisioni. Emailet mbajnë data të ndryshme, 2008, 2009, 2010. Sot depozitoj një pjesë të tyre. Emailet tregojnë se Kalaj ka patur komunikim me drejtues të CEZ, aty përmend edhe drejtues të lartë, siç janë ish kryeministri në atë kohë, Sali Berisha, ish-ministrisë i Ekonomisë dhe Energjisë.

Po ju lexoj një email që mban datën 28 janar 2010, “Takimi me të birin është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (shkurtimi për Primeminister, kryeministër). Mbrëmë kam shtrënguar duart me KM, më tha që është i kënaqur që do të takoheni”.

Ky njeri po i shmanget drejtësi, asnjë parti politike mos ta marrë në mbrojtje. Nëse dikush ka kontakte me të ta njoftojë të vijë në këtë komision”, vijoi Balla.

Edhe më herët, kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH nga kompania CEZ, Taulant Balla ka kërkuar që tropojani Nuel (Nue) Kalaj, pasi sipas provave shkresore që komisioni ka në zotërim, ky person rezulton të jetë “sekseri” i marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ. Madje sipas Ballës, ky person ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro.

Po sipas një letre të bërë publike nga Balla, Nuel (Nue) Kalaj ka ndërmjetësuar një takim të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës me drejtorin çek në Shqipëri, Josef Hejsek, gjë e cila dëshmohet në një letër që vetë Hejsek i dërgon n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, edhe ky pjesë e takimit.

Vetë Nuel kalaj ka reaguar për këto akuza, duke u shprehu se ai se është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime. Kalaj shprehet se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, ndërsa me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë. Në lidhje me kompaninë CEZ, Kalaj shprehet se ka bashkëpunuar në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj.

Nga ky bashkëpunim me kompaninë çeke, Kalaj nuk mohon se ka nxjerrë fitime të ligjshme, duke paguar dhe taksa për to. Ai u përgjigjet dhe akuzave për tërheqje të parave cash nga bankat. “Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”, ka thënë Kalaj.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?