Hetimi për CEZ, PS-PD debate për mbledhjen e Komisionit të Posaçëm

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i thirrur nga PD për hetimin e CEZ ka nisur me debate për mbledhjet, pasi opozita kërkon që ky komision të mblidhet 3 herë në javë.

Ky propozim u kundërshtua nga mazhoranca. Anëtarja socialiste e këtij komisioni, Vasilika Hysi tha se komisioni nuk mund të mblidhet 3 herë në javë pasi janë të angazhuar me punë të tjera.

Spaho: E shkuara le të na shërbëje për të qenë kosntruktiv për një muaj dhe për të mbaruar punën e këtij komisioni duhet të mblidhen 3 herë në javë. Nëse ju dëshironi të mblidhemi përdite unë jam i gatshëm. Nëse ju jeni të zënë me angazhime të tjera, këtë ja paraqesin drejtuesve të grupit parlamentar dhe ose tju heqë angazhimet, ose tju zëvendësojnë. Ky është një punë që duhet bërë. Unë do ti drejtohem edhe kryetarit të Kuvendit që të ndikojë në atë që mazhoranca të paraqitet rregullisht në komision. Unë nuk di rrugë komunikimi tjetër me ju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysi: Mbledhja 3 herë në javë nuk është realiste. Kjo nuk mund të bëhet sepse ne jemi në kulmin e zhvillimeve të reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës zgjedhore duhet të mblidhet 3 herë në javë. Ka filluar zbatimi i vettingut dhe shumë nga anëtarët e komisionit janë të angazhuar. Ka filluar puna për reformën e drejtësisë, për pjesën tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?