Historia e Presidentëve shqiptarë… nga Ramiz Alia tek betimi i Ilir Metës (Foto)

Nga Ramiz Alia tek Ilir Meta, një histori e presidentëve të post-komunizmit e sjellë me anë të fotove të momentit të zgjedhjes ose gjatë betimit të tyre në Kuvend.

Revista Mapo ka mbledhur fotot e presidentëve shqiptarë pas rënies së regjimit komunist, që paradoksalisht nis me betimin e udhëheqësit të fundit të komunizmit, Ramiz Alia.

Alia e mori detyrën pas zgjedhjeve të para pluraliste në vitin 1991 dhe u detyrua të japë dorëheqjen pas fitores së PD-së më 22 mars 1992.

Më pas vjen Sali Berisha, që e mbajti pesë vite këtë post për ta dorëzuar me dorëheqje diktuar nga kriza politike e vitit 1997.

Rexhep Meidani është presidenti që vjen pas krizës për t’u pasuar nga një tjetër si Alfred Moisiu, presidenti konsensual që vjen si zgjidhja e një krize tjetër politike, ajo e vitit 2002.

Bamir Topi, i pari ndër tre presidentët e fundit që zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Topi u zgjodh me votat e PD-së dhe gjashtë votat e “trafikuara” socialiste.

Bujar Nishani si president  u zgjodh me votat e PD-LSI-së, koalicionit qeverisës, dhe në fund Ilir Meta, si president i zgjedhur po nga koalicioni qeverisës, kësaj here ndërmjet PS-LSI.

Fotot janë pjesë e arkivit të ATSH-së.

SHKARKO APP