Hoffman: Azil kërkuan edhe shqiptarë në gjendje të mirë ekonomike

 

Helmut Hoffman thotë se ka edhe nga ata shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani pa patur arsye ekonomike, por përkundrazi kanë patur pozicione të mira pune në vend. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ndodhet në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, në një dëgjesë me deputetët.

“Këta azilkërkues duhet të kuptojnë se nuk ka azil ekonomik në Gjermani, pasi vijnë nga vend i sigurt origjine. Edhe nga Kosova ka pasur numër të konsiderueshëm azilkërkuesish. Ka rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë gjatë këtij viti. Numri ra në tetor. Ata vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe disa prej tyre kanë pasur pozicion të mirë në Shqipëri. Pra nuk kanë pengesa ekonomike thjesht duan azil. Në fillim pritja e azilkërkuesve ishte shumë “bujare” në kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre por edhe të parave që u jepeshin”, deklaroi ambasadori gjerman

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për investimet gjermane në Shqipëri, Hoffman tha se zënë vendin e pestë, por sipas tij korrupsioni është pengesë për këto investime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjermania renditet në vendin e 5 për investime në Shqipëri. Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e investimeve dhe vendosjen e shtetit ligjor. Korrupsioni është pengesë. Reforma në drejtësi është shumë e shumë e rëndësishme”, tha Hoffman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?