”Huffington Post Italia”: Një mësim nga Shqipëria ndaj popullit afgan
Media ”Huffington Post Italia”, e konsideron gjenocid atë që po ndodh në Afganistan dhe kjo para syve të të gjithë botës. Burra, gra, të moshuar, adoleshentë dhe fëmijë po ikin për të kërkuar strehim nga persekutimi i talebanëve që pushtuan Kabulin.
E gjithë bota mbetet e tronditur nga video mesazhet dhe fotot që na mbërrijnë prej andej, në artikullin e shkruar nga gazetarja shqiptare Anita Likmeta, vlerësohet zgjedhja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të ofruar një strehë të përkohshme është lajm me rëndëi për ata që i largohen persekutimit. Po ashtu gazetarja thekson se Rama e bëri këtë njoftim në një postim të gjatë në Facebook, duke shpjeguar arsyet që e shtyn të vepronte menjëherë.
“Ai kujton se në Shqipëri gjetën strehë hebrenjtë, dhe asnjë prej atyre dy mijë personave që u larguan nga regjimi i Hitlerit nuk iu dorëzuan nazistëve. Kështu, përveçse një mësim për Perëndimin, Edi Rama lider i një demokracie të re të një vendi me popullsi më të madhe muslimane, mori dhe një pozicion të qartë që tingëllon si një paralajmërim ndaj “sentiment-it” (shën. Përkthyesit: ndjesisë) të pështjelluar dhe kontradiktore të përhapur në demokracitë perëndimore me atë që po ndodh në Afganistan: e sigurtë është se talebanët janë nazistët e mijëvjeçarit të ri”, shkruan më tej ”Huffington Post Italia”.