Humor/Babalja dhe Babolja
Historia e audio-përgjimit të pakonfirmuar dhe dëshmive kontradiktore të Albert Veliut, i njohur me nofkën Babalja është tema e ditës. Opozita, më bazë të dëshmive të Babables thirri protestën e sotme në Tiranë. Ndërkohë që vet Babalja dhe gazetari Jetimir Olldashi nuk e kanë marrë përsipër se janë ata autorët e audio-përgjimit mbi të cilin PD ka ngritur kauzën e saj.
Në Vlorë, Albert Veliu njihet si pak i besueshëm, kumarxhi dhe pijanec dhe nofka Babale i referohet shpesh një personazhi që nuk e vret shumë mendjen për ato që thotë. I vetmi që beson është Lulzim Basha. Ndaj në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi një foto montazh ku shfaqet Albert Veliu dhe Lulzim Basha, ku edhe kreu i PD ka një nofkë re re.

KOHA JONË SONDAZH

