I akuzuar nga opozita për grabitje pronash, Alket Hyseni shfaqet i tensionuar te “Ligjet”

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe socialistit Alket Hyseni, i akuzar nga opozita lidhur me tjetërsimin e pronave në Sarandë.

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet, diskutohet dhe vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.

Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht po zhvillohet një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike, ku po shqyrtohet Raporti Vjetor i veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Komision ka pasur debat, Alket Hyseni përplaset me të vetmin opozitar në sallë, Nasip Naçon. Është diskutuar për raportin e DAP-it, Naço pyet për policinë gri që Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të, ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katunare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar.

Perplasja Naço-Hyseni

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe socialistit Alket Hyseni.

Debati ka nisur pas pyetjeve që ish-ministri i Drejtësisë Naço po i drejtonte në Komision drejtoreshës së DAP-it lidhur me procedurat e punësimit në administratë.

Në këtë moment, Hysenaj i është kthyer Naços me fjalët: “Këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje”.

Më pas debati ka vijuar, dhe Hyseni e ka quajtur ish-ministrin e Drejtësisë ‘katunar’. Deputeti socialist Alket Hyseni është denoncuar në javët e fundit lidhur me grabitjen e tokave jo vetëm në Dhërmi, dhe me sa duket këto akuza i kanë e bërë Hysenin të shfaqet nervoz në daljet e tij publike.

Replikat e plota:

Alket Hyseni: Tani erdhen kamerat dhe do me u bë lajm.

Nasip Naco: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia?

Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet!

Nasip Naco: Ç’ke mo? Kujdes kur flet me mua!

Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…

Nasip Naco: E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin.

Foto nga punimet e sotme të Komisionit të Ligjeve, në seancë dëgjimore zvkryeministrja Senida Mesi

Mbledhja e sotme ka këtë rend dite: Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit në datat 27 dhe 28 mars 2018.

Miratimi i kalendarit të ri të punimeve të komisionit për periudhën 09 – 27 prill 2018.
Shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017.

Miratimi i raportit të komisionit mbi vlerësimin e veprimtarisë së kryer nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për vitin 2017.

Momentalisht po bëhet vetëm shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjeve të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian për programin VB 2014-2020.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?