I përfundon misioni diplomatik, Meta takon ambasadorin britanik: E falënderova për përkushtimin e dëshmuar

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman përfundoi misionin diplomatik. Ndaj dhe Presidenti Ilir Meta e ka pritur këtë të premte në zyrë diplomatin, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij dhe përkushtimin për të avancuar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes vendeve tona.

Postimi i plotë

Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.

SHKARKO APP