Ibsen Elezi kritika Berishës dhe Bashës, por merr duartrokitjet e Kuvendit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka folur pa dorashka në Kuvendin e Partisë Demokratike duke krijuar shqetësim mes deputetëve dhe strukturave drejtuese. Elezi preku disa tema të nxehta në PD, si shkatërrimi i sistemit të karrierës në parti, katapultimet e padrejta nga lart, aleanca më LSI apo mungesa e vettingut për pasuritë e deputetëve që  siç tha ai kanë nga 400 mijë euro shtëpi.

Pa iu dridhur qerpiku, Elezi kritikoi edhe Berishën për gabimet e të shkuarës, edhe Bashën për gabimet që po bën sot, duke marrë duartrokitjet nga salla. Në momentin që Elezi nisi kritikat, fillimisht në sallë nisën replikat, por ish kryetari i PD-së vendosi heshtjen kur u tha: Ato që janë të pakënaqur, unë jam aktivist i PD-së nga dhjetori i 90. Në janar të 91, më ka nxjerrë nga burgu Genc Pollo me Azem Hajdarin, mos kujtoni se jam këtu nga ata, që vijnë këtu, i katapultojnë për të thënë dy fjalë.

Video më poshtë: klikoi te Watch on youtube për të parë videon

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?