Ikën drejtoresha që ia bëri “puc” Fatmir Xhafes

 

Po ikin nje e nga nje.  Ministra, drejtore, …Në ditën kur të gjithë diskutonin largimin e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, pa shumë bujë është firmosur nga kryeministri Rama edhe një tjetër largim. Ishte pikërisht Drejtoresha e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali që ka lënë vullnetarisht detyrën. Ajo është larguar nga detyra fundjavën e kaluar ndërsa zyrtarisht nuk është bërë i ditur shkaku i largimit të saj. Gazetat shkruajnë sot se Sufali është bërë nënë pak ditë më parë. Nuk është mësuar ende as emri që do ta zëvendesojë. Sufali u emërua në tetor 2013 në krye të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ajo u bë e famshme për pëballjen me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa. Kur Xhafa e pyeti kush ishte ajo ia ktheu: “Një pastruese” dhe nuk doli nga salla megjithëse kreu i Komisionit kërkoi që ajo të largohej. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?