Ilir Beqja, fyen dhe kërkon falje

 

Fjala e Edi Palokës:

“Sot u fye një deputete, një përfaqësuese e popullit, u fye nga një ministër që duhet të jetë më humani. Por përveç fyerjes, asgjë nuk kanë parë gratë nga kjo qeveri. Nxirret një arsyetim se ministri nuk është deputet dhe nuk mund të përjashtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta vjedhin, bëjnë korrupsion, etj., por nuk dënohen dhe janë të paprekshëm. Ne për të treguar se nuk jemi si këta do ti kërkojmë zotërisë që të kërkojë falje publikisht dhe të vazhdojmë me seancën. Nëse do të kërkojë falje vazhdojmë seancën, ose nuk ka seancë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj:

“Dua ti kërkoj ndjesë zonjës Deda për fjalët e pahijshme në seancën pak më parë. Janë fjalë që nuk duhen përdorur, por edhe unë njeri i gjallë dhe në vrazhdën e fyerjeve këtu, e tejkalova edhe unë. Do të shpresoj që kjo ndjesë publike të vlejë që ndoshta në ditët në vijim të përdorim sa më pak fyerje e ofendime që diskutimet të vazhdojnë normalisht. Zonja Deda edhe njëherë ndjesë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?