Ilir Meta ironizon: Për inceneratorët fajin e ka Saliu, Iliri dhe pellazgët, Rama s’dinte gjë!
Presidenti Ilir Meta teksa u pyet për deklaratat e Ramës, vijoi dhe u ndal edhe te thirrja për hetimin e ish-kryeministrit Berisha.
Sipas tij, Rama të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Sipas tij ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.
“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë? Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, m se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata? Keni ca të dhëna nga Soros, dhe nga agjencia e Edi Ramës. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun? Ilirin, apo Ambrozian, që bën dhe pyetje të pahijshme. Dhe do ia kalojë dhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri, Saliu dhe pellazgët, ky s’di gjë. Po ato 14 vendime që janë bërë në një ditë. E di sa punë duhet për t’u bërë ato? Po tërë ato drejtorë që kanë kundërshtuar. Ky nuk dinte gjë?! Gjërat janë shumë të qarta, në dritën e diellit”, tha Meta.