FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta: Rama kërkon të marrë dhe vulën e PD

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me anë të presioneve mafioze ka synuar që të shkatërrojë pluralizmin në vend. Ai theksoi se Rama tentoi të marrë vulën e Partisë Demokratike.

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD.

Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun  e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër..

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikoni çfarë  ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?