Ilir Meta: “Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë, jo në Europë!”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë jo në Europë. Zhvillim do të ishte vetëm arrestimi i Edi Ramës, ka imponuar 17 vendime që i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurimeve në Kryeministri.

Incenerator nuk ka, Rama është i lirë, ju vijoni me përralla të vjetra të Xibrakës”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rruga e Elbasanit” në zhargonin politik nënkupton një ambasadë të rëndësishme në Tiranë!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?